Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
Marcelo Bielsa është nga ata persona që nuk ka frikë të thotë opinionin e tij. Trajneri i Uruguajit është shumë kritik me çdo aspekt të Kupës së Botës që nuk e bindin dhe këtu përfshihet edhe pauza e hidratimit.
Skuadra e tij në ndeshjen me Arabinë Saudite e ndjeu këtë pasi kjo pauzë erdhi në momentin më të mirë të saj teksa po kërkonte përmbysjen në rezultat. Në konferencën e tij për shtyp, Bielsa foli për shumë tema, por më shumë u përqendrua pikërisht te risia e pauzave prej 3 minutash në secilën prej 2 pjesëve.
‘Të luash në 4 pjesë në vend të 2, ndryshon konceptin dhe kulturën që është ndërtuar për të interpretuar futbollin-tha Bielsa-Ky ndryshim nuk shton asgjë dhe heq shumë gjëra. Kur ndeshjet u ndanë në 4 pjesë nuk u mendua për efektin që do të kishte mbi atë që e bëri futbollin të jetë një sport që të bën për vete. U mendua për të tjera pasoja’
Në orët e mëparshme, një studim i publikuar konfirmoi se pauzat e hidratimit kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rezultatin e 80% të ndeshjeve të zhvilluara deri tani. Efekti i frenimit të skuadrave vazhdimisht në sulm dhe i dhënies së frymëmarrjes për skuadrat në vështirësi, bëri që futbolli të jetë më statik gjatë zhvillimit të ndeshjes.
‘Përpara këtij vendimi, futbolli kishte një karakteristikë dhe tani ka një tjetër-shtoi Bielsa-njerëzit e duan këtë sport për karakteristikat e tij. Ka gjëra shumë të sakta si VAR dhe këtë duhet ta duartrokasim. Konkluzionet për këtë çështje nuk janë vetëm të miat, është diçka qe po e dëgjoj dhe unë jam dakord me këtë çështje’.
Top Channel