Hakimi fërshëllëhet nga tifozët skocezë, trajneri i Marokut: Është mirë dhe i qetë

20/06/2026 12:42

Kapiteni i Marokut, Achraf Hakimi është fërshëllyer nga tifozët skocezë të pranishëm në Gillette Stadium të Bostonit për sfidën mes skuadrës afrikane dhe kombëtares skoceze e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të Botërorit.

Futbollisti i Paris Saint Germain është nën akuzë për përdhunimin e një vajze 24 vjeçare në 2023 dhe është në proces gjyqësor, me Hakimin që i mohon këto akuza

‘Hakimi është shumë i qetë, është mirë-tha trajneri i Marokut Mohamed Ouhabi pas fitores me Skocinë-u zgjua, konsumoi mëngjesin si të gjithë të tjerët, u përgatit për ndeshjen dhe i motivoi të gjithë. Ishte aty në dhomën e zhveshjes, i përqendruar dhe i vendosur të bënte një paraqitje të shkëlqyer. Dhe e bëri, kështu që nuk kam çfarë të them. E mbështesim, është shumë i qetë, aspak i turbulluar’.

Top Channel