Raphinha alarmon Brazilin, dyshimet e para janë për dëmtim që mund ta largojë nga Kupa e Botës
Te Brazili ndizen sirenat e alarmit me Raphinhan. Sulmuesi u zëvendësua gjatë pjesës së parë në përballjen me Haitin pasi ndjeu shqetësime.
Futbollisti kishte pasur edhe më parë probleme dhe në Brazil po flitej për mundësinë që për të të kishte rotacion në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve. Dhe tani erdhi ky dëmtim që është një goditje e fortë si për Ancelottin ashtu edhe për Barcelonën
Raphinha ishte ndër futbollistët që po spikaste më shumë në ndeshjen me Haitin teksa shënoi edhe një gol që iu anulua për pozicion jashtë loje, ndërkohë që në një moment tjetër rrezikoi me gjuajtjen e tij teksa topi kaloi ngjitur me shtyllën. Por pas minutës së 30 kërkoi zëvendësim pasi ndjeku shqetësim më muskujt e këmbës së djathtë dhe në stafin e 5 herë kampionëve të botës u ndezën sirenat e alarmit.
Federata Braziliane e Futbollit përmes një komunikate bëri përditësimin në lidhje me gjendjen e Raphinhas pas ndeshjes. ‘Sulmuesi ndjeu dhimbje në muskujt e pasëm të këmbës së djathtë në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Haitit. Futbollisti ka nisur trajtimin dhe situata e tij do të vlerësohet sërish’-theksohet në komunikatën e Federatës Braziliane të Futbollit
Top Channel