Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
‘Në 35 vjet karrierë nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë’-ishin fjalët e thëna nga Vincenzo Montella pas humbjes 1-0 me Paraguajin që vulosi eliminimin e Turqisë në Botëror me këtë të fundit që nuk ka shënuar asnjë gol në dy ndeshjet e para.
Nuk mjaftuan 62 gjuajtjet në total, nga të cilat 7 me kokë, 17 me të majtën dhe 38 me të djathtën për Yildiz dhe të tjerët për të gjetur të paktën 1 herë rrugën e rrjetës; një rekord ky që hyn në historinë e një botërori. Asnjë skuadër, që nga 1966 e deri më sot nuk kishte bërë kaq shumë gjuajtje në 180 minuta lojë pa shënuar qoftë edhe një gol të vetëm.
Duke hyrë më në detaj; vetëm në ndeshjen me Paraguajin, Turqia kreu 32 herë nga të cilat vetëm 5 ishin brenda kuadratit të portës. Ndërsa ndaj Australisë, konkluzionet totale ishin 30, nga të cilat 8 në drejtm të portës
‘Kemi bërë 65 gjuajtje në 2 ndehsje dhe nuk arritëm të shënonim asnjëherë, një gjë e tillë ndodh një herë në 50 ndeshje. Fati nuk ishte në anën tonë-tha Montella.
Shifra 0 në kolonën e golave të shënuar nuk mund të shpjegohet duke parë edhe talentin që është në dispozicion aq sa një nga liderët e skuadrës si Arda Guler i kërkoi ndjesë të gjithë kombit.
‘Duam të kërkojmë ndjesë, na vjen turp. Në 180 minuta nuk shënuam asnjë herë është e papranueshme-ishin fjalët e ashpra të yllit të Realit të Madridit. Tani për Turqinë bëhet e vështirë të lërë shpejt pas krahëve zhgënjimin e këtij botërori
Top Channel