Infantino do 64 skuadra, gjashtë përfaqësuese sigurojnë pjesëmarrjen në Botërorin 2030 pa u mbyllur ai i 2026-ës
Barazimi në ndeshjen kundër Republikës Demokratike të Kongos krijoi jo pak krisje te Portugalia. Përveç paraqitjes së përgjithshme të skuadrës, ato që kanë ngjallur diskutime ishin fjalët e Joao Neves pas përfundimit të ndeshjes.
I pyetur për paraqitjen e Cristiano Ronaldos, mesfushori i Paris Saint Germain ishte përgjigjur në këtë mënyrë:
‘E dimë çfarë përfaqëson Cristiano Ronaldo për Portugalinë, por sot mes tij dhe pjesës tjetër stë skuadrës nuk ka diferencë. Cristiano është këtu për të ndihmuar dhe për të dhënë kontributin e tijh, ashtu si të gjithë ne. Nuk është ndryshe nga të tjerët-ishin fjalët e Joao Neves
Një deklaratë që nuk u pëlqye aspak nga fansat e Cristiano Ronaldo që vërshuan në profilin e tij në Instagram duke bërë komente aspak miqësore. Dikush shkruante: ‘Dua të jem i qartë, Joao. Deklaratat e tua për Cristianon ishin të pavend dhe pak profesionale. Duhet ta respektosh’. Të tjerë e kishin shtuar dozën. ‘Fitorja më e madhe në karrierën tënde është se po luan krah Ronaldos’. Dhe mes shumë imazheve GIF me festimet e Ronaldos, kishte nga ata që e këshillonin t’i pasonte CR7 më shpesh topin
Por mes fyerjeve të shumta kishte nga ata që u përpoqën ta mbronin Neves, sidomos tifozët e tij të PSG. ‘Joao mbyllua gojën këtyre hatersave, fito Kupën dhe trego se CR7 duhet të ulet në stol’
Me fjalë të tjera, Botërori i Portugalizë mund të niste padyshim ndryshe, por të besuarit e Roberto Martinez do të kenë mundësinë të korrigjojnë gjithçka dhe të shuajnë polemikat, të martën do të luajnë ndaj Uzbekistanit ndaj të cilit është e ndaluar të gabosh
Top Channel