‘Tërmeti’ Erling Haaland, në Norvegji regjistrohen lëkundje sizmike pas golave të tij

18/06/2026 14:00

Dygolëshi i Erling Haaland në debutimin në Botëror drodhi jo vetëm mbrojtjen e Irakut, por edhe nëntokën norvegjeze. Gjatë fitores 4-1 të Norvegjisë, stacionet sizmike të Bergen në fakt regjistruan lëkundje të lehta në koincidencë me golat e sulmuesit.

‘Gjatë natës, stacioni sizmik i Bergen regjistroi sinjale të qarta gjatë ndeshjes mes Norvegjisë dhe Irakut. Vibracionet më të forta përkuan me golat e Erling Haaland që provokuan reagime të forta nga festimet e tifozëve norvegjezë’-komunikoi Universiteti i Bergen që menaxhon sistemin e zbulimit të lëkundjeve.

Të dhënat tregojnë pikun që përkon me momentet kryesore të ndeshjes në mënyrë të veçante me 2 golat e qendërsulmuesit norvegjez. Sipas kërkuesve, sinjalet erdhën nga reagimi i publikut.

‘Sinjalet me shumë mundësi janë shkaktuar nga britmat dhe festimet e tifozëve që po ndiqnin ndeshjen në Bergen-shpjegojnë ekspertët duke nënvizuar se kur shumë persona reagojnë njëkohësisht në evente të mëdha sportivbe, lëvizjet e kombinuara mund të gjenerojnë vibracione të tokës që kapen nga sizmometrat

Një fenomen i tillë nuk është i ri; instrumenta analogë kanë regjistruar vibracione të tilla edhe në rastet e koncerteve të mëdha apo evente të tjera sportive si koncerti i Ed Sheeran në Oslo, kur dhjetëra mijëra persona prodhuan sinjale të matshme nën tokë. Në rastin e Norvegjisë, nuk bëhet fjalë për një tërmet të vërtetë, por një entuziazëm i madh i mjaftueshëm për të regjistruar një lëkundje sizmike që përkoi me dygolëshin e sulmuesit të Manchester City

Top Channel