Barazimi i turpshëm me Republikën Demokratike të Kongos, motra e Ronaldos shpërthen në rrjetet sociale: U privua nga fitorja
Në ndeshjen e luajtur në “AT&T Stadium” në Teksas, përpara më shumë se 70,000 shikuesve, “Tre Luanët” bënë një paraqitje të zbehtë në 45 minutat e para, duke pësuar gola nga Martin Baturina dhe Petar Musa.
Megjithatë, një bisedë motivuese nga Tuchel dhe ndihmësi i tij Anthony Barry në dhomat e zhveshjes solli një përmbysje të shkëlqyer në pjesën e dytë, falë golave nga Harry Kane, Jude Bellingham dhe Marcus Rashford. Me këtë fitore, Anglia kryeson Grupin L dhe përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Ganës.
Megjithatë, fitorja është lënë disi në hije nga problemet e organizimit. FIFA ka reaguar pas raporteve se një numër i madh tifozësh pa bileta arritën të thyenin barrierat e sigurisë dhe të futeshin në stadium pa u kontrolluar, duke shkaktuar kaos dhe rrezik.
Nga ana tjetër, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka shfrytëzuar konferencën për shtyp për t’i bërë një kërkesë publike dhe të pazakontë institucionit ndërkombëtar të futbollit. Tekniku gjerman u shpreh i zhgënjyer pasi një grup i madh fotografësh i bllokuan pamjen gjatë këndimit të himnit kombëtar.
“Më duhet t’ju them diçka, po i lutem FIFA-s të ndryshojë pozicionin e fotografëve gjatë himnit kombëtar. Unë nuk munda të shihja ekipin tim gjatë himnit për shkak të tyre,” deklaroi trajneri, duke kërkuar masa të menjëhershme për ndeshjet e ardhshme në Botëror.
Top Channel