Brazili, ndaj Haitit duhet fitorja, Ancelotti rigjen Neymar dhe përgatit revolucionin
Publiciteti në një platformë bastesh online që përdor imazhin dhe zëri i Diego Armando Maradonës të krijuara me inteligjencë artificiale ka ndezujr një debat të fortë në Argjentinë gjatë kampionatit botëror të futbollit.
Spoti që është transmetuar në mënyrë të përsëritur gjatë pauzave të ndeshjeve, tregon ish kapitenin e Argjentinës me imazhin që kishte në botërorin e 1986 teksa prononcon një mesazh promocional që lidhej me bastet sportive.
Kjo fushatë ka bërë që në rrjetet sociale të shpërthejnë kritika të forta ku përdorues të shumtë kundërshtuan këtë gjuhë që i atribuuan ish kampionit të botës të ndarë nga jeta në 2020 dhe e gjykuan si të papërshtatshme përdorimin e imazhit të tij me bastet. Për më tepër, kjo çështje ka ndezur debatet edhe në lidhje me limitet e etikës në përdorimin e inteligjencës artificiale për të riprodhuar imazhe dhe zëra të personaliteteve të ndarë nga jeta.
Avokati Fernando Burlando konfirmoi se nisma u autorizua nga trashëgimtarët e Maradonës edhe pse jo të gjithë fëmijët e tij ishin dakord me këtë vendim. Sipas asaj që publikohet më median lokale, kompania kishte paguar rreth 100 mijë dollarë për të marrë të drejtat e përdorimit të imazhit të ‘El Pibe de Oro’
Top Channel