Live Angli-Kroaci/ Shkelmohet topi i parë në Teksas, “Tre Luanët” përballen me ballkanasit për hakmarrje
Në këto kohë të gëzuara sportive, pas debutimit në Botëror me fitoren 7-1 ndaj Curaçaos, Gjermania nuk mund të rrijë larg polemikave. Këtë radhë shkak është bërë një koment në televizion që nuk i pëlqeu aspak stafit të Julian Nagelsmann me në krye Rudi Voeller.
Gjithçka lind nga një frazë e Jurgen Klopp që së bashku me Thomas Mueller janë opinionistë në një televizion privat gjerman. Gjatë ndeshjes së parë të Die Mannschaft në Botëror, duke folur për zgjedhjen e formacionit, ish trajneri i Borussia Dortmund dhe Liverpoolit tha një batutë që mund të kishte një domëthënie tjetër: ‘Për fat Nagelsmann vazhdon të bëjë formacionin, tani për tani’. Dhe ishte pikërisht fraza ‘tani për tani’ që ka shqetësuar stafin gjerman. Kjo edhe për faktin se Mueller që dallohet për shakatë e tij e pasoi menjëherë këtë batutë: ‘Klopp, jemi vetëm në qershor, ti ke shkuar në shtator’.
Julian Nagelsmann ka me Federatën Gjermane një kontratë deri në 2028, gëzon besimin e të gjithëve, por nëse aventura amerikane mbyllet keq, diçka mund të ndryshioë dhe Klopp shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares 4 herë kampion të botës. Një lloj trajneri hije vjen vërdallë në fushat e Botërorit me deklarata që lënë vend për interpretime.
Më pas si Klopp dhe Mueller kërkuan ndjesë duke folur për keqkuptim. Sipas Mueller, në Gjermani e marrin çdo gjë shumë seriozisht, por në grumbullimin e skuadrës, kanë parë filmimin dhe Voeller nuk u përmbajt sepse nuk e priste një teatër të tillë nga ata që deklarohen se janë tifozë të Gjermanisë. Dhe kështu Drejtori Teknik i kombëtares gjermane u përgjigj në lidhje direkte televizive. Duke u përpjekur që të përdorë sarkazmën, Voeller mbrojti trajneri duke përdorur fraza të tipit: ‘Ju të dy keni lindur për të artin komik’.
Flitet gjithnjë për një trajner që ka fituar Ligën e Kampioneve dhe një futbollist kampion bote. Por bezdia në brendësi të grupit nuk u maskua nga Rudi Voeller që iu drejtua Mueller në këtë mënyrë: ‘Thomas, mund të marrësh licencën e trajnerit për të kuptuar diçka më shumë’.
Ndërsa Klopp i kërkoi ndjesë Nagelsmann direkt. ndërsa me Voeller, që kishte kërkuar një takim për të folur për gjëra thelbësore, nuk ka pasur asnjë kontakt. ndërkaq, Gjermania tani po mendon për ndeshjen me Bregun e Fildishtë dhe jo për batuat për Nagelsmann, por Rudi Voeller është gjithnjë aty për të mbrojtur skuadrën e tij.
Top Channel