Lamtumirë humbje e kohës, në Portugali-RD e Kongos aplikohet norma e re e FIFA
Norvegjia bëri diçka historike në fitoren e saj 4-1 ndaj Irakut. Kombëtarja skandinave u bë skuadra e parë në historinë e Botërorëve teksa në fushën e lojës u hodhën njëkohësisht djemtë e 3 ish futbollistëve nordikë.
Alexander Sörloth, Erling Haaland dhe Kristian Thorstvedt u aktivizuan në ndeshjen e debutimit të Norvegjisë, ndërkohë që në 1994 në Botërorin që u mbajt po në SHBA edhe baballarët e tyre luajtën së bashku.
Në atë edicion, i parafundit për shekullin XX, Norvegjia nuk e kaloi fazën e grupeve duke u renditur në vendin e fundit në një grup ku të gjitha skuadrat ishin me 4 pikë; Italia,Irlanda, Meksika dhe pikërisht Norvegjia. Një skenar që këtë vit duket se është totalisht ndryshe pasi Norvegjia ka një prej brezave më të mirë të futbollistëve të saj aktualisht për të mos thënë më të mirin me në krye Erling Haaland që shënoi dygolësh në debutimin e tij
Babai i sulmuesit të Manchester City, ndoshta është më i njohuri nga dy baballarët e tjerë; Alf-Inge Haaland ka qenë pjesë e Nottingham Forest, Leeds United dhe Manchester City. Te ky i fundit vuajti një dëmtim të rëndë pas ndërhyrjes së Roy Keane që e detyroi atë të tërhiqet nga futbiolli në moshën 28 vjeçare. Goran Sorloth (babai i Alexander) dhe Erik Thorstvedt (babai i Kristian) janë më pak të njohur. I pari ka qenë sulmues dhe pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Rosenborg, ndërsa i dyti ka qenë portier te skuadra e Tottenham.
Tani, 32 vjet më vonë, 3 fëmijët e tyre janë në kombëtare në Botërorin e 2026 që për më tepër është në të njëjtin vend ku kanë luajtur edhe baballarët e tyre. Norvegjia pritet të jetë një prej surprizave të mundshme në këtë botëror dhe pjesëmarrja e saj e katërt e tregoi këtë.
Top Channel