Live Francë-Senegal/ Shkelmohet topi i parë në Nju Jork, “Gjelat” kërkojnë ta nisin me fitore
Dita pas një ndeshjeje si gjithnjë është ajo e reflektimeve. Spanja nuk e priste këtë start me frena dore të Botërorit; Kepi i Gjelbër nuk u nënvlerësua, por nuk u mendua se do të mbrohej kaq mirë kundër një skuadre që pati zotërimin e topit për shumicën e ndeshjes.
Dhe në fakt, afrikanët ishin shumë të zotët, kurse spanjollët më pak; pati disa mundësi që u ndalën nga nja Vozinha spektakolar në bashkëpunim me qendërmbrojtësit e tij. Presioni i iberikëve ishte i vazhdueshëm, por jo asfiksues për kundërshtarët. Tifozët kërkuan Yamal dhe 18 vjeçari hyri në 20 minutat e fundit, i dha një impuls lojës, detyroi Bubistan t’i vinte 2 lojtarë pas për ta frenuar, i shërbeu Dani Olmos, por nuk mjaftoi.
Mes temave të ditës tjetër është pikërisht gjendja e Lamine Yamal. Si është? Nëse Luis De La Fuente priti 71 minuta për ta aktivizuar do të thotë se ai nuk mund të luante më shumë. Plani ishte që ta aktivizonte pa u ndikuar nga rezultati. Ishte parashikuar që Yamal të luante 20 minuta maksimumi gjysmë orë dhe kështu ndodhi.
Ndaj Arabisë Saudite minutazhi do të rritet por nuk është e qartë nëse De La Fuente fo të vendosë ta hedhë në fushë nga minuta e parë apo jo. Programi parashikonte një tjetër aktivizim part-time, ndoshta të gjithë pjesën e dytë për të qenë më pas titullar në ndeshjen e fundit në grup ndaj Uruguajit.
E sigurt është që në aspektin e gjendjes atletike Yamal nuk mund të jetë në gjendjen më të mirë. Nuk luante nga 22 prilli, kur pësoi dëmtimin në bicepsin femoral. Thuajse 2 muaj pa luajtur një ndeshje zyrtare, ndihen sidomos nëse aktivizimi është i zgjatur. Në ndeshjen me Kepin e Gjelbër në 24 minuta, Yamal preku 36 topa vetëm 6 më pak se Gavi që luajti 71 minuta dhe 9 më shumë se Oyarzabal. Kërkohej nga shokët e skuadrës të cilët duke parë vështirësitë për të depërtuar në bunkerin e Kepit të Gjelbër i besuan dribluesit më të mirë. Laminë dha 5 krosime dhe tentoi 5 dribling, dy të realizuar e 3 të dështuar që tregon se ende duhet të gjejë shkëlqimin e tij. Topat e humbur ishin 12, ylli i Barcelonës shpesh e sforconte manovrën sepse koha fluturonte dhe po rritej ndjesia se Spanja nuk do të mund të shënonte. Një gjuajtje jashte dhe një i kthyer është bilanci i tij në gjuajtjet në drejtim të portës kundërshtare. Në përgjithësi në aspektin atletik, Lamine Yamal është pak a shumë në 50%. Gjithçka normale pas një qëndrimi në inaktivitet për një kohë të gjatë. Duhet kohë për të arritur gjendjen më optimale dhe kohëzgjatja e Botërorit do të jetë një ndihmë e madhe; do t’i japë mundësinë Yamal të jetë në formën ideale në fazën e dytë dhe më i freskët se yjet e tjerë të cilët janë në fushë për 90 minuta që në sfidat e para.
Ndërsa në aspektin mental, Lamine është tashmë në 100%. Kur hyri në fushë në ndeshjen e së hënës nuk e dha kurrë përshtypjen se kishte me vete shenjat e dëmtimit. Bëri disa shkëputje, nuk u kursye, la të kuptojë se e ka kaluar plotësisht frikën. Me siguri afeksioni i njerëzve do ta motivojë shumë. Duke ardhur me autobus në stadiumin e Atlantës me siguri i pa dy grafikat gjigande të tij në një gratacelë dhe në një ndërtesë tjetër të qytetit. Kur filloi nxemjen, publiku u çmend dhe bërtiti me entuziazëm në momentin kur hyri në fushën e lojës. Kur doli nga stadiumi, Lamine kaloi në zonën miks me fytyrë të nxirë nga pakënaqësia për rezultatin, ashtu sikurse edhe shokët e tij të skuadrës. Atyre që e pyeten për gjendjen fizike iu tha se ndihej mirë. Tani dëshiron vetëm ta tregojë në fushë.
Top Channel