Irani bën debutimin në botëror mes tensioneve, barazon me Zelandën e Re

16/06/2026 05:53

Irani bëri debutimin e tij në Kampionatin botëror të futbollit me sfidën ndaj Zelandës së Re, një ndeshje që u mbyll me barazimin 2-0. Ishte kjo një sfidë që u parapri nga tensione të forta jashtë stadiumit për shkak të situatës gjeopolitike dhe pjesëmarrjes së kombëtares iraniane në botëror.

Në SoFi Stadium gjatë ekzekutimit të himnit iranian u dëgjuan fërshëllima të forta në tribuna, ndërkohë që tifozë të shumtë valëvitën flamurin historik të me luanin dhe diellin në të. Gjithsesi ndeshja filloi dhe ishte Zelanda e Re ajo që mori avantazhin në 1-0 që në minutën e 7 me Elijah Just.

Irani reagoi dhe në minutën e 32 barazoi me Rezaeian që përfitoi nga një shpërqendrim i mbrojtjes neozelandeze. Në fillimin e pjesës së dytë Zelanda e Re mori sërish avantazhin ku Just ishtë ai që shënoi përsëri për All Ëhites duke e çuar rezultatin në 2-1 për t’u bërë i pari futbollist neozelandez që shënon një dygolësh në një botëror.

Por Irani nuk u dorëzua. Në minutën e 64, Rezaeian bëri sërish diferencën, këtë radhe më një krosim nga e djathta që gjeti Mohebin i cili me një gjuajtje me kokë e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-2 të ndeshjes me të dyja skuadrat që morën nga 1 pikë secila.

Top Channel