‘Sfida pa interes’/ Presidenti i UEFA, Ceferin mes polemikave, 14 kombëtare i përgjigjen: Çdo skuadër që kualifikohet meriton respekt
Kur loja bëhet e vështirë, gjermanët nuk bëjnë prapakthehu edhe nëse luhet kundër Curaçaos, golat në fund të fundit nuk t’i dhuron njeri, duhet t’i shënosh mundësisht me mënyra të ndryshme.
Gjermania nuk erdhi në këtë botëror si një ndër favoritet më të mëdha për fitoren finale, por ata që duan t’i shkojnë deri në fund këtij turneu, gjithsesi do të duhet të bëjnë llogaritë me Die Mannschaft që nuk ka një futbollist si pikë referimi, por është një skuadër e vërtetë me shumë burime dhe pa pika të dobëta të dukshme.
Goli i parë dhe i fundit janë shpesh më të rëndësishmit në një kompeticion. Gjermania u desh të priste vetëm 6 minuta për t’u zhbllokuar dhe këtë e bëri me futbollistin që pritej më pak dhe ndoshta dhe më të paparishikueshmin, Felix Nmecha. Përpara kësaj ndeshjeje ai kishte shënuar vetëm një herë, në sfidën kundër Hungarisë dhe në këtë botëror as nuk duhej te ishte sepse në mesin e muajit mars pësoi një dëmtim në ligamente. Këmbënguli në kryerjen e terapisë konservative, qëndroi 46 ditë jashtë fushave dhe ja ku është gati për kombinimin me Wirtz për të shënuar.
Nagelsmann i dha një detyre taktike të veçantë, jo në një linjë me Pavlovic të Bayerni, por 20 m më përpara në vertikal. Një pozicion që në 20 minutat e para e bënë që t’i afrohej edhe 2 herë të tjera golit. Nuk ishin gola të sigurt, por Gjermania e pagoi shtrenjtë se në mesin e pjesës së parë pësoi golin e barazimit 1-1. Por në minutat shtesë në pjesën e parë, një hyrje perfektë dhe penallti për gjermanër që u transformua nga Havertz
Kur në zonë ishte një top në ajër, e merrte gjithnjë Nico Schlotterbeck. ‘I pakënaqur’ me shtatlartësinë e tij prej 1.91 m, mbrojtësi i Borussia dortmund ka një përpikmëri perfekte në kërcim në ajër. Zona është thuajse e gjitha në administrimin e tij. Në zonën kundërshtare është një problem i madh për rivalët dhe me golin e avantazhit 2-1 nxorri skuadrën gjermane nga një situatë e sikletshme. Pavarësisht cilësive teknike të kundërshtarit, Schlotterbeck mund të jetë një armë vrasëse edhe në rrethanat më impenjative
Mes detyrave të një kapiteni është edhe ajo e dhënies së shembullit. Të shtrydhësh plotësisht veten, të mbash shokët e skuadrës të qetë, të jesh prezent edhe kur duhet të luash jashtë rolit tënd; në këtë aspekt, Joshuaa Kimmich mund të konsiderohet kapiteni perfekt. Te Bayerni ai luan prej kohësh në mesfushë, ndërsa Nagelsmann e përdor më pas në krahun e djathtë. Kjo do të thotë se të duhet të vuash sulmuesit e shpejtë të krahut të skuadrës rivale, të lodhesh në realizimin e një rikuperimi, të ndjesh shijen e hidhur të devijimit në golin e kundërshtarit. Kimmich i bëri këto pa u lodhur, shkoi të luftojë në shumë duele, nuk ka ngritur kurrë zërin. Në një skuadër që synon të triumfojë duhen edhe lojtarë të tillë.
Top Channel