Portugalia debuton në Botëror, shpërthejnë polemikat në parlamentin vendas
‘Jemi këtu për të luajtur futboll. Jemi këtu për të përfaqësuar me të gjithë respektin popullin iranian; iranianët në vend dhe ata në diasporë. Nuk jemi përsona pokitikë, futbolli është i ndare nga politika’-Kështu u shpreh trajneri i kombëtares iraniane Amir Ghalenoei në konferencën për shtyp të zhvilluar në Los Angeles Stadium.
Irani do të bëjë debutimin në kampionatin botëror të futbollit me Zelandën e Re me tensionet mes Teheranit dhe Washingtonit në sfond dhe pak orë larg njoftimit për arritjen e një marrëveshjeje. Trajneri iranian nënvizoi se skuadra respekton cilindo nga shtetasit iranianë, një frazë kjo shumë domëthënëse duke qenë se në Los Angeles është komuniteti më i madh iranian me mbi 500 mijë persona
Ghalenoei theksoi se spostimi i bazës nga Arizona në Tijuana në Meksikë i vendosur pas përshkallëzimit të situatës në muajt e fundit, pati pasoja për përgatitjen e skuadrës së tij.
‘Ka pasur një impakt, por duhet të falenderojmë popullin meksikan. Jemi mësuar të transformojmë vështirësitë në mundësi-shtoi Ghalenoei-duhej të ishim stërvitur 2 javë para, por erdhëm vonë dhe nuk kemi pasur kohë të përshtateshim siç duhej’.
Futbollistët dhe stafi teknik i Iranit mbërritën në Los Angeles me një avion nga Tijuana pasditen e së dielës dhe do të kthehen menjëherë pas ndeshjes.
‘Humbje apo fitore, futbolli duhet të sjellë gëzim. Jam përpjekur të bëj të mundur që lojtarët të përqendrohen te strategjia dhe të luajnë për Republikën e madhe iraniane-tha Ghalenoei
Përkrah trajnerit të Iranit në konferencën për shtyp, ishte sulmuesi Mehdi Taremi i cili pranoi se kishte ndjerë shumë tension në momentin e mbërritjes në SHBA
‘Nuk ka goditur vetëm Iranin dhe jo vetëm futbollistët, por edhe arbitrat-shtoi Taremi-shumë vende kanë pasur probleme me vizat. Ky tension minon mesazhin e FIFA që duhet të promovojë paqe dhe gëzim
Top Channel