Alarm me motin për Portugalinë, futbollistët lanë plazhin, u anulua dhe stërvitja

15/06/2026 15:25

Portugalia nuk mundi të shfrytëzojë plazhin siç bëri kur ishte në Palm Beach në Miami për shkak të një stuhie që i ndryshoi planet.

Koha e lirë e skuadrës portugeze u shndërrua në një makth. Sipas të përditshmes portugeze ‘A Bola’ policia izoloi plazhin përpara shpërthimit të stuhisë

João Félix, Pedro Neto, Rúben Dias, Bernardo Silva, Cancelo, Trincão, Samu Costa dhe futbollistë të tjerë po notonin në det, por shumë shpejt dolën. Prania e policisë u rrit dhe madje edhe trajneri Roberto Martinez  zbriti deri në plazh për të parë se çfarë ndodhte

Por gjërat nuk u mbyllën me kaq. Stërvitja dhe konferenca për shtyp e programuar, u pezulluan për shkak të reshjeve të forta të shiut. Skuadra portugeze u desh të hynte në autobus dhe qëndruan aty duke pritur deri në momentin kur u vendos që stërvitja të anulohej përfundimisht për t’u kthyer më pas në hotel.

Top Channel