Mbretëria e Bashkuar ndalon një cisternë të flotës ruse në Kanalin Anglez/ “Nuk do i lejojmë të fshihen”, Starmer: Goditje ndaj Rusisë
Kryebashkiaku i San Miguel Amatitlán, një qytet me rreth 7 mijë banorë në shtetin jugor meksikan të Oaxacës, është vrarë nga persona të armatosur në një sulm që ka tronditur vendin.
Sipas zyrës së prokurorit të Oaxacës, Joel Angel Bravo Martinez humbi jetën pas një “sulmi të armatosur”, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publike detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes.
Guvernatori i Oaxacës, Salomon Jara, dënoi ashpër vrasjen e kryebashkiakut, duke e cilësuar atë si një “vrasje frikacake”. Në një reagim në rrjetet sociale, ai theksoi se autoritetet nuk do të lejojnë që dhuna të mbizotërojë mbi ligjin dhe vullnetin e qytetarëve.
🇲🇽‼️ | Joel Ángel Bravo, presidente municipal de San Miguel, Oaxaca, fue asesinado a balazos por un comando armado que lo acribilló dentro de su domicilio. La Fiscalía del estado abrió una carpeta de investigación al respecto y lanzó un operativo para dar con los responsables,… pic.twitter.com/402ooj1rJv
— UHN Plus (@UHN_Plus) June 13, 2026
Pas atentatit, policia ka shtuar masat e sigurisë në zonë, ndërsa forcat lokale dhe federale kanë nisur operacione të përbashkëta për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Shteti i Oaxacës është prej vitesh një nga zonat ku veprojnë kartelet e fuqishme të drogës, përfshirë Kartelin Sinaloa dhe Kartelin e Gjeneratës së Re të Jalisco-s, të cilat luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit.
Vrasja e Bravo Martinez është pjesë e një serie sulmesh ndaj zyrtarëve lokalë në Meksikë. Sipas të dhënave, që nga viti 2006, kur qeveria meksikane shpalli luftën kundër karteleve të drogës, afro 100 kryetarë bashkish janë vrarë në vend. Një nga rastet më të fundit ishte ai i kryebashkiakut Carlos Manzo në shtetin Michoacán, ngjarje që shkaktoi protesta dhe reagime të forta në mbarë Meksikën.
Top Channel