Live Gjermani-Kurasao/ Mjaftojnë vetëm 6 minuta, “Panzerat” kalojnë në avantazh (Video)
Në ndeshjen e Kupës së Botës ku Turqia u përball me Australinë dhe pësoi një humbje të hidhur 2-0, vëmendja e kamerave dhe e mediave ndërkombëtare nuk mbeti te loja e dobët në fushë, por tek një prezencë e pazakontë në tribuna.
Një tifoz turk është bërë kryefjala e rrjeteve sociale falë pamjes së tij vërtetë unike dhe të frikshme.
Me sy të zbardhur nga lentet e kontaktit, grim të rëndë të zi rreth syve që i jepte një pamje si në filmat horror, dhe një mjekër të bardhë të gjatë e të dendur, ai e ktheu të gjithë vëmendjen nga vetja. Ndërsa skuadra e tij po vuante në fushë, ai po bëhej viral në mbarë botën.
Por kush fshihet pas kësaj pamjeje të frikshme? Bëhet fjalë për Necdet Ölçerman, i njohur gjerësisht në Turqi me pseudonimin “Udi Neco”. Ai nuk është thjesht një tifoz i rastësishëm i kombëtares. Në Turqi, ai njihet si një mbështetës i flaktë i skuadrës së Beşiktaş-it, madje duke mbajtur një rol zyrtar dhe institucional si anëtar i kongresit të klubit të madh të Stambollit. Pavarësisht humbjes së kombëtares së tij, “Udi Neco” fitoi padyshim “trofeun” e tifozit më të veçantë dhe më të frikshëm të këtij kompeticioni.
Top Channel