Të gjithë dyshuan për një “dhuratë” nga arbitrat! Reagon zyrtarisht FIFA për penalltinë e debatueshme të Zvicrës
Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe kjo tashmë dihet, por ai i vendosur nga Maroku rrezikon të ketë vërtetë një jetë shumë të shkurtër.
Në ndeshjen ndaj Brazilit, kombëtarja marokene për herë të parë në historinë e botërorëve, hodhi në fushë një skuadër ku 10 nga 11 titullarët e tij nuk kanë lindur në Marok.
Një rekord i ri historik që me shumë mundësi do të thyhet pas pak orësh nga Curaçao, kombëtarja që vjen nga Karaibet dhe që në pjesëmarrjen e saj të parë ka grumbulluar 26 futbollistë, 25 nga të cilët kanë lindur jashtë kufijve të vendin.
Curaçao do të luajë këtë të dielë ndaj Gjermanisë në një ndeshje që mund të jetë një takim me historinë.
Top Channel