Pamjet që po bëjnë xhiron e Botës/ “Si plak i dehur në pub”, shikoni si e shpërfillin Vinícius dhe Bruno Guimarães Neymarin në fushë!
Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj i kërkon FIFA që në stadiume të lejohen te futen vetëm flamujt zyrtarë, sepse gjatë ndeshjeve në SHBA, iranianët e diasporës mund të valëvisin flamujt e opozitës.
Irani që është në Grupin I të Botërorit dhe që stërvitet në Tijuana të Meksikës, do të bëjë debutimin të martën e 16 qershorit në Los Angeles me sfidën ndaj Zelandës së Re.
‘FIFA është përgjegjëse për protokollët dhe një prej tyre përcakton që në stadium duhet të shfaqet flamuri zyrtar i një vendi-tha Mehdi Taj’
Në ditët e kaluara, Federata Iraniane e Futbollit kërcënoi se do të tërheqë skuadrën gjatë ndeshjeve të Botërorit nëse në tribuna do të shfaqen parulla të pakëndshme ose qoftë edhe një flamur ndryshe nga ai që lejohej. Kështu ndeshja e parë e botërorit e skuadrës iraniane mund të shoqërohet nga tensione edhe për faktin se në Los Angeles është diaspora më e madhe iraniane në botë, një pjesë e mirë e së cilës është kundër Republikës Islamike. Me rastin e ndeshjes ndaj Zelandës së Re janë parashikuar të zhvillohen disa manifestime nga disa organizata të cilat pritet të valëvitet flamuri i vjetër iranian, ai i përdorur përpara Revolucionit Islamik.
Top Channel