Formacionet Zyrtare/ Neuer rikthehet në portën e “Panzerave”, kërkohet fitorja kundër debutuesve. Si rreshtohen skuadrat në Gjermani-Kurasao
Në epokën e rrjeteve sociale çdo pohim, çdo gjest, çdo detaj mund të të kthehet pas. E provoi këtë edhe ylli i kombëtares turke Arda Guler, që pas humbjes së skuadrës së tij nga Australia në sfidën e parë të botërorit u vu në shënjestrën e kritikave të forta në rrjetet sociale.
Ajo që zemëroi tifozët ishte fraza e futbollistit të Realit të Madridit në tunel, pak para se skuadrat të dilnin në fushën e lojës. Në atë moment Arda Guler tentoi të karikojë shokët e tij të skuadrës.
‘Forca djema! Jemi shumë më mirë se ata. Ta tregojmë këtë në fushë që nga minuta e parë’-ishte fraza e thënë nga Guler që nuk është pëlqyer aspak. Janë këto fjalë normale, por duke parë rezultatin përfundimtar të ndeshjes morën një ngjyrë arrogance që rrjetet sociale e nënvizuar duke vendosur gishtin në plagë duke vënë në shënjestër Arda Guler.
🗣️ Arda Güler: “Come on, boys! We’re much better than them! Let’s show it from the very first minute.” 🔥🔥🔥 pic.twitter.com/mR2VQYju6B
— Arda Güler (fan) (@iHQGuler) June 14, 2026
Top Channel