Live Holandë-Japoni/ “Tulipanët” në kërkim të avantazhit, portieri i aziatikëve i mohon dy herë golin Mallen (Video)
Mendon Livano Comenencia dhe menjëherë i bën vetes pyetjen; çfarë është ky emër? Është një emër shumë i veçantë, por sidomos është emri i dikujt që sapo bëri debutimin e tij në një Botëror dhe e bëri me shumë stil duke shënuar golin e parë historik të skuadrës së Curaçaos, një prej 4 skuadrave debutuese në mënyrë absolute e për më tepër ndaj një kundërshtari të një niveli siç është Gjermania e Nagelsmann
Kombëtarja e Dick Advocaat për një moment ëndërroi të bëjë goditjen e madhe dhe për disa minuta ia doli me golin e Comenencias që ndoshta do të rimendojë të fgjithë rrugëtimin që ka bërë deri tani me një etapë edhe në futbollin italian, në Torino te Juventus.
Dhe më konkretisht te Juventus Next Gen. Në Torino e vunë re te Jong PSV dhe në verën e 2023 vendosën ta sillnin në Itali për ta bashkuar me skuadrën e dytë në Serie C
‘Nuk e dija-tregoi futbollisti në maj të 2025 më një intervistë-por agjenti dhe njëkohësisht babau im më telefonoi dhe më thanë se Juventus ishte i interesuar dhe unë isha i shokuar sepse është një klub i madh në Evropë, ishte shumë gjë e bukur. Mezi prisja të luaja me këtë fanelë të bukur. Tani jam këtu dhe jam i lumtur’
Por Comenencia nuk është një dosido; në 2021 The Guardian e kishte përfshirë në listën e 60 talenteve më premtues në Evropë të lindur në në vitin 2004 e sipër. Referencë më shumë se pozitive për dikë që në çdo rast dhe si gjithnjë në situata të tilla trajtohet si një bast.
Comenencia di të bëjë pak nga të gjitha; nga mesfushori te lojtari ofensiv i krahut. Te Juventus Next Gen mbuloi sidomos këtë rol për 2 sezone nga 2023-2025 duke u aktivizuar në total në 70 ndeshje në të gjitha kompeticionet me 3 gola e 8 asist. Në verën e 2024 ishte ne turin gjerman me skuadrën e parë nën drejtimin e Thiago Motta duke luajtur që nga minuta e parë në miqësoren me Nuremberg. Por një vit më vonë, Juventus vendosi ta largojë duke e kaluar te klubi zviceran i Zyrihut ku aktivizohet ende duke mbyllur një sezon me 25 ndeshje të luajtura, i zhgënjyer nga skuadra që e mbylli kampionatin në vendin e tretë nga fundi. ‘Doja të luaja si protagonist në një kampionat të një niveli të mirë-tha për të përditshmen Gazzetta Dello Sport.
Top Channel