Franca e ka ‘armikun’ në shtëpi, 10 lojtarë të Senegalit kanë lindur në vendin transalpin

14/06/2026 17:34

Të martën e 16 qershorit Franca do të nisë aventurën në kampionatin botëror të futbollit me përballjen ndaj Senegalit. Është kjo një ndeshje që ka një të dhënë interesante brenda; në radhët e skuadrës afrikane janë 10 futbollistë që kanë lindur pikërishte në Francë dhe mes tyre janë kapiteni Koulibaly apo Pape Gueye dhe Edouard Mendy.

Lista e 10 futbollistëve të lindur në Francë që janë thirrur nga Pape Thiaë për këtë botëror janë Yehvann Diouf, Mamadou Sarr, Kalidou Koulibaly, Iliman Ndiaye, Edouard Mendy, Moussa Niakhaté, Ibrahim Mbaye, Mory Diaë, Antoine Mendy dhe Pape Gueye dhe një pjesë e mirë mirë e boshtit të kombëtares senegaleze kanë lindur në Francë

Por jo vetëm kaq, shumë prej tyre kanë veshur edhe fanelën Blue në ekipet e moshave të kombëtares franceze. Kështu kapiteni Koulibaly ka luajtur Botërorin U20 me Francën në 2011 së bashku me Griezmann, Coquelin apo Lacazette. Pape Gueye, ylli i Villarreal ka qënë në ekipet U18 dhe U19 të Francës

Dhe rasti i fundit ështe perla e Paris Saint Germain, Ibrahim Mbaye. Futbollisti 18 vjeçar ka qenë lojtar fiks në ekipet e Francës që nga U16 e deri të U20, por Senegali u vu shpejt në lëvizje, përpara se Deschamps ta thërriste për ta vënë nën urdhrat e tij duke i ofruar mundësinë që të luante në Kupën e Afrikës. Një lëvizje që ishte totalisht i suksesshëm për Senegalin.

Top Channel