Federata e Futbollit e Marokut sfidon Lamine Yamal: Dua finale me të për të parë nëse ka bërë zgjedhjen e duhur

14/06/2026 19:58

Presidenti i Federatës Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa sfidon Lamine Yamal dhe deklaron se do të donte një finale të Botërorit mes Marokut dhe Spanjës për të parë nëse 18 vjeçari bëri zgjedhjen e duhur.

Lekjaa e bëri komentin e tij me një ton ironik gjatë një interviste në platformën ‘Aljazeera360’, edhe pse e respekton zgjedhjen që bëri futbollisti që ka lindur në Spanjë nga baba maroken duke i uruar sukses.

‘Shpresoj që të takohemi me të në finale për të parë qartë nëse ka bërë zgjedhjen e duhur apo jo-tha Lekjaa

Federata Marokene e Futbollit këmbënguli shumë që sulmuesi i Barcelonës të zgjidhte Marokun dhe pati një sërë takimesh me të si në Marok ashtu edhe në Spanjë, por në fund nuk ia doli të bindë Yamala që preferoi fanelën e La Roja.

Lekjaa shtoi se Federata e Marokut i paraqiti futbollistit projektin e futbollit të vendit afrikan dhe objektivat e tij dhe se respekton vendimin e lojtarit duke i uruar më të mirën.

 

 

Top Channel