‘Jemi më të mirë se ata’/ Rrjetet sociale nuk e falin Arda Guler
Starti i fazës së grupeve në Kampionatin Botëror ka sjellë një skenar krejtësisht të papritur që ka tronditur themelet e futbollit të vjetër evropian.
Në një analizë të fundit është vënë alarmin për atë që po quhet si hap i gabuar, apo dështim kolektiv i kombëtareve të kontinentit tonë në ndeshjet e para të këtij turneu global.
Ndonëse përfaqësueset evropiane zbritën në fushë me petkun e favoriteve absolute, pothuajse të gjitha kanë ngecur rrugës, duke mos e gjetur dot rrugën e triumfit në premierën e tyre. Ky ngërç fillestar ka hapur debate të mëdha mbi gjendjen fizike dhe përgatitjen taktike të skuadrave të Eurobllokut përballë rivalëve të tyre nga kontinentet e tjera.
Ky fillim kaotik ka ndezur menjëherë alarmet në kampet e skuadrave të mëdha, të cilave u duhet të ndryshojnë urgjentisht strategji në ndeshjet e radhës nëse nuk duan të shënojnë dështimin më të madh në histori.
Top Channel