Princi Hussein dhe ëndrra e Jordanisë: Çfarë krenarie të jesh në Botëror

13/06/2026 22:14

Një tifoz special e ndjek hap pas hapi në çdo lëvizje skuadrën përfaqësuesen e Jordanisë. Bëhet fjalë për princin trashëgimtar Hussain Ibn Abd Allah, 32 vjeç, djali i parë i mbretit Abd Allah II dhe mbretëreshës popullore Rania, shumë e dashur për aktivizimin e saj në favor të të drejtave të njeriut.

Jordania që stërvitet në San Diego të Kalifornisë, do të bëjë debutimin absolut në një botëror, të mërkurën me ndeshjen ndaj Austrisë, pasi e mbylli në vendin e dytë pas Koresë së Jugut grupin kualifikues. Një rezultat që u festua sic i takonte familjes mbretërore dhe mijëra tifozëve jordaneze që vërshuan në rrugë. Por dihet se oreksi vjen duke ngrënë.

Tani trajneri i skuadrës, marokeni Jamal Sellami ka një përgjegjësi akoma më të madhe; t’i dhurojë buzëqeshje princit i cili si një fisnik i besimit mysliman ka zakone origjinale. Në profilin e tij në Instagram, që ka 5.4 milionë ndjekës, Hussein i lejon shumë hapësirë pasionit për futbollin, sport që e ka praktikuar që fëmijë si dhe aktiviteteve më aventurore si parashutizmi, ngjitja në mur dhe torrentizmi.

‘E di që na pret një detyrë e vështirë në Amerikë-tha Princi Hussein-por jam i sigurt se Jordania do të shprehë maksimumin e potencialit të saj. Për ne është krenari që luajmë në një Botëror dhe uroj që kjo të shndërrohet në një pikë nisje. Rritja jonë nuk është e rastësishme, vjen pas një pune të gjatë të kryer në akademitë për formimin e futbollistëve. Dhe uroj që i gjithë futbolli arab të rrisë nivelin dalëngadalë’.

Hussein është i kënaqur në mënyrë të veçantë për faktin se prej vitesh merret ai vetë personalisht me sektorin e të rinjve të futbollit në vend. Por lind pyetja, po futbollistëve çfarë iu ka thënë princi? I komplimentoi për disiplinën taktike të shfaqur në fazën e kualifikimit dhe më pas i shtyu të shohin realitetin e momentit; është më mirë të evitohen figurat e shëmtuara sidomos në ndeshjen e tretë të grupit ndaj Argjentinës. ‘Nuk ka shumë rëndësi rezultati sesa paraqitja; do të na shohë e gjithë bota-tha Princi Hussein skuadrës e cila beson te ylli i saj Musa Al Tamaari për të mos u kthyer në shtëpi pa pikë. Ylli tjetër ëshrtë sulmuesi Ali Olëan që luan në Katar; tregolëshi i tij në ndeshjen ndaj Omanit ishte vendimtar për të merituar udhëtimin në Amerikë.

Top Channel