‘Luaj për fëmijët në rrugët e Sarajevos’/ Letra emotive e kapitenit të Bosnje Hercegovinës, Edin Dzeko

13/06/2026 00:12

Edin Dzeko, kapiteni i përfaqësueses se Bosnje Hercegovinës, këtë të premte shkroi një letër dedikuar fëmijëve të vendit të tij duke folur për eksperiencën e tij gjatë luftës, kur ishte vetëm 6 vjeç dhe duke i ftuar të besojnë te e pamundura.

‘Asgjë nuk është e pamundur, as kualifikimi i Bosnje Hercegovinës në Botëror-shkruan në letrën e tij sulmuesi i Schalke 04 në letrën e tij sipas portalin Sportklub

Dzeko, 40 vjeç që ka luajtur edhe me Manchester City, Inter, Roma apo Fenerbahçe dhe që në sfidën me Kanadanë nuk ishte titullar, inkurajon fëmijët që të duan vendin e tyre.

‘Ne kemi fatin të jemi nga Bosnje Hercegovina-shkruante sulmuesi.

Bosnja merr pjesë për herë të dytë në Kupën e Botës pas edicionit të vitit 2014 kur u eliminua në fazën e grupeve. Në këtë sezon, Bosnja është në grupin B me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën dhe në ndeshjen hapëse të këtij grupi, atë me Kanadanë,  ajo barazoi 1-1

Në mesazhin e tij Dzeko kujtoi gjithashtu edhe eksperiencën e tij në luftën civile boshnjake që nisi kur ai ishte 6 vjeç dhe kur jetonte në Sarajevo, një qytet ku trupat serbe ishin gjatë gjithë periudhës së konfliktit

‘Kishim frikë çdo ditë-kujton Dzeko në këtë letër të hapur ku shpjegonte se ishte e rrezikshme të luanin në rrugë për shkak të sniperëve të cilët vrisnin civilët që nga kodrat pranë qytetit

‘Luaj për fëmijët e rrugës në Sarajevo. Luaj për të gjitha kulturat dhe besimet e ndryshme që e bëjnë vendin tim të bukur-theksonte kapiteni i kombëtares boshnjake që siguroi se ata që dëshirojnë përçarjen e vendit do të dështojnë me futbollistin që është prekur jo pak nga tensionet etnike mes myslimanëve, kroatëve dhe serbëve.

Top Channel