Video/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain në ndeshjen e parë
Botërori 2026 po afron dhe kampi i Argjentinës ka kaluar nga ankthi i plotë në një festë të parakohshme falë rikuperimit heroik të portierit Emiliano “Dibu” Martínez.
Gjithçka nisi si një dramë e vërtetë më 20 Maj, kur gardiani i Aston Villës theu gishtin e dorës së djathtë gjatë nxehjes për finalen e Europa League, një lëndim që nuk e ndaloi të luante ndeshjen e jetës në nivel klubesh, por që ngriti alarmin e kuq te kampionët e botës më pak se një muaj para turneut.
Martínez u detyrua të stërvitej për javë të tëra me një dorezë të vetme dhe me atelë, duke shprehur edhe në rrjetet sociale trishtimin që nuk mund të bënte gjithçka me grupin, por kjo histori sapo ka marrë kthesën e madhe pozitive që prisnin të gjithë. Gazetari i mirënjohur argjentinas, Gastón Edul, ka konfirmuar zyrtarisht se ekzaminimet e fundit treguan një shërim optimal të kockës, gjë që ka lejuar mjekët t’ia heqin allçinë.
“Dibu” tashmë i është rikthyer stërvitjes me të dyja dorezat dhe, ndonëse do të mbajë një atelë mbrojtëse për të mos rrezikuar, ai është konfirmuar si titullar i padiskutueshëm për ndeshjen hapëse kundër Algjerisë më 16 Qershor në Kansas City. Ky lajm ka sjellë një frymëmarrje të madhe lehtësimi te Argjentina, duke parë rolin monumental që Martínez ka pasur krah Lionel Messit në triumfet e fundit madhore dhe peshën e tij të padiskutueshme në dhomat e zhveshjes.
Top Channel