Rikthehet “hajmalia” e Argjentinës, FIFA i cakton arbitrin e finales së Katarit për ndeshjen e parë në Botëror
Kupa e Botës dhuron gjithmonë momente magjike jo vetëm brenda fushës së blertë, por edhe në rrugët e qyteteve ku festojnë tifozët.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur në Boston, ku protagonist është bërë një efektiv i policisë lokale.
I përfshirë totalisht nga atmosfera e zjarrtë dhe ritmi i Botërorit, polici nuk i ka rezistuar dot tundimit kur pranë tij ka përfunduar një top futbolli.
Për t’iu përgjigjur kureshtjes së të pranishmëve, ai ka nisur të bëjë xhonglime me top, duke treguar një teknikë dhe kontroll mjaft të mirë, që la pa fjalë audiencën. Ky moment ka sjellë shpërthimin e tifozëve skocezë që ndodheshin aty pranë.
Mbështetësit e Skocisë, të njohur për festimet e tyre të zhurmshme dhe plot energji, e kanë “pasiandisur” dhe e kanë ngritur në peshë efektivin me thirrje dhe duartrokitje të zjarrta, duke e kthyer atë në idhullin e tyre të momentit.
Videoja e këtij episodi po bën xhiron e rrjetit, duke treguar anën më të bukur dhe bashkuese të këtij Botërori.
🇺🇸🏴 Un POLICÍA de Boston se PUSO A HACER JUEGUITOS con los Escoceses pic.twitter.com/2f4mAE9mJM
— 🥊𝕳 BARRAS DEL MUNDO ⚽🍺 (@Barras_LATAM) June 13, 2026
Top Channel