Brazili, gjendja e Neymar shqetëson, sulmuesi rrezikon të mos luajë as ndaj Haitit

13/06/2026 21:40

Lajme të këqija vijnë për Neymar. Sipas disa dëshmive të siguruara nga CNN Brazil, sulmuesi i Santosit nuk është në gjendje të luajë dhe rrezikon që të mos jetë as në ndeshjen me Haitin.

Duke u bazuar te këto informacione, Neymar këtë të shtunë u stërvit në palestër për t’u përqendruar te rikuperimi nga dëmtimi i pësuar në pulpën e djathtë që parashikon edhe fizioterapi dy herë në ditë, përveç monitorimit mjekësor dhe nutricional.

Gjatë kësaj jave Federata Braziliane e Futbollit konfirmoi përmirësim të gjendjes shëndetësore të futbollistit por pa specifikuar natyrën e këtij përmirësimi dhe as nuk dha ndonjë datë për rikthimin e tij në stërvitje në fushë.

Sipas mjekëve ortopedë të intervistuar nga CNN, Neymar do të ketë një kohë mesatare rikuperimi prej 3 javësh plus 3-4 ditë për të rikuperuar gjendjen fizike të humbur gjatë periudhës së stërvitjeve të kontrolliara. Kështu që do të jetë e vështirë që ta shohim Neymar të shtunën e ardhshme.

Top Channel