Në “MetLife Stadium” Maroku po bënte surprizën, ja si u mbyllën 45 minutat e para me Brazilin
Te Anglia ka filluar numërimi mbrapsht për debutimin në Botërorin e këtij viti. Tre Luanët i pret një sfidë e vështirë në 17 qershor ajo me Kroacinë e Luka Modric, nënkampione e botës në 2018 dhe e treta në Katar 2022.
Tre Luanët do të kërkojnë edhe këtë vit të fitojnë titullin që iu mungon prej plot 40 vitesh që nga edicioni i 1966 i fituar në shtëpi.
Në këtë pikë, trajneri Tuchel, në miqësoren e fundit para kompeticionit kundër Kosta Rikës provoi shumë pista për atë që do të jetë formacioni i tij i parë.
dhe sipas rrjetit BBC, gjithçka tregon se të paktën për momentin Jude Bellingham e fiton betejën me Morgan Rogers për numrin 10 dhe do të luajë që nga fillimi, ndërkohë që mesfushori i Aston Villas do ta nisë nga stoli.
Gjithnjë sipas BBC, John Stones dhe Ezri Konsa janë favoritë për të formuar dyshen e mbrojtjes kundrejt Marc Guehi, por vendimin përfundimtar do ta marrë padyshim Tuchel
Për krahun e djathtë të sulmit, titullar do të jetë Bukayo Saka, gjithnjë nëse do të jetë në formë. Por gjendja fizike e një prej emblemave të Arsenalit do të duhet të monitorohet dhe futbollisti do të duhet te dozifikohet.
Noni Madueke, edhe ky sulmues i Arsenalit do të jetë një opsion nëse në fund do të vendoset që Saka të mos luajë. Ish futbollisti i PSV Eindhoven dhe Chelsea gëzon besimin e Tuchel me gjermanin që mund ta hedhë në fushën e lojës për të ruajtur Saka dhe për t’i ndërruar ndoshta gjatë ndeshjes.
Top Channel