Anglia nuk gjen paqe, i vidhen materialet sportive për stërvitje

13/06/2026 10:35

Anglia befasohet pak ditë para debutimit të saj zyrtar me Kroacinë në kampionatin botëror të futbollit. Skuadra nënkampione e Evropës në fakt është bërë viktimë e një grabitjeje teksa ka parë që t’i vidhen materiale teknike sportive.

Gjithçka ndodhi gjatë transferimtit të skuadrës së Thomas Tuchel nga Palm Beach të Florida në Kansas City ku ajo ka bazën e saj gjatë kompeticionit Fillimisht lajmi u bë i ditur nga BBC dhe Sky Neës që u konfirmua më pas edhe nga Federata Angleze e Futbollit edhe pse nuk dha më shumë detaje në mënyrë që të mos ndërhynte në planet e forcave të rendit

Dinamika dhe objektet e grabitura. Furgonët që transportonin materialet drejt Swope Soccer Village të Kansas City u hapën me forcë në mbrëmjen e së premtes, menjëherë pas mbërritjes në qytet. Grabitja ishte impresioniese dhe rrezikon të paralizojë aktivitetin sportiv të kombëtares angleze në prag të seancës së parë stërvitore e programuar për këtë të shtunë. Sipas të dhënave të para, rezulton se mungojnë qindra topa zyrtarë dhe uniformat e stërvitjes, pajisjet mjekësore dhe disa pajisje teknologjike të përdorura nga Tuchel dhe stafi i tij. Po kështu mungonin këpucët e personalizuara të lojtarëve, mes të cilave thuhet se spikasin ato të Harry Kane dhe Jude Bellingham.

Po kështu flitet edhe për zhdukje të mundshme të uniformave zyrtare të ndeshjes, një detaj ky që ende nuk është konfirmuar, por që po i mban tifozët në ankth. Drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit hynë menjëherë në veprim duke kontaktuar furnizuesit zyrtarë teknikë. Synimi ishte zëvendësimi në mënyrë urgjente i materialeve në mënyrë që të evitohet pezullimi i detyruar i stërvitjes.

Policia ka ndaluar dy të dyshuar. Për këtë çështje po punon pa pushim departamenti i policisë së Kansas City. Në një komunikatë për shtyp të shpërndarë në media hetuesit kanë konfirmuar hapjen e hetimeve për një vjedhje të mundshme të një automjeti të skuadrës të ardhur në orët e mbrëmjes me disa objekte që mungonin. Ndërsa në orët e fundit erdhi edhe e reja e rëndësishme, policia lokale në fakt ka komunikuar se dy persona janë ndaluar dhe po merren në pyetje në pritje te hetimeve të mëtejshme.

Top Channel