Pas Meksikës, iu takon Kanadasë dhe SHBA të përurojnë Botërorin, programi dhe të ftuarit e ceremonive të hapjes

12/06/2026 11:08

Nga tradita e Azteca, përurimi i Botërorit 2026 spostohet në strukturat ultramoderne të Torontos dhe Los Angeles; respektivisht te BMO Field dhe SoFi Stadium, impiante që janë gati për spektaklin që si gjithnjë do të jetë me shumë të ftuar ndërkombëtare me referime kulturale dhe folkloristike lokale dhe shumë muzikë

Kanadaja-‘Mbretëresha e Botërorit’, Shakira, protagoniste në Meksiko, do t’i lërë vend Torontos dhe Alanis Morrisette dhe Michael Buble. Bashkë me ta do të jenë edhe Alessia Cara, Elyanna, Jessie Reyez, Nora Fatehi, Sanjoy, Vegedream dhe William Prince.

Spektakli i BMO Field do të bazohet te afirmimi i identitetit kanadez me protagonist artin e rafinuar të mozaikut lokal, por që do të lidhet në mënyrë organike me dy eventet e Meksikës dhe SHBA për të festuar apektin multikulturor të vendit në Amerikën e Veriut.

SHBA-Në Qytetin e Ëngjëjve do të mbahet eventi përmbyllës dhe ku protagoniste do të jetë Katy Perry e shoqëruar nga rapperi Future. Por do të jenë edhe Anitta, BlackPink, Rema dhe Tyla që rikthehet pas spektaklit në Meksiko. Pas festës kaliforniane, Botërori që tashmë ka nisur, do të përqendrohet përfundimisht vetëm te futbolli i luajtur

Top Channel