‘Luaj për fëmijët në rrugët e Sarajevos’/ Letra emotive e kapitenit të Bosnje Hercegovinës, Edin Dzeko
Erling Haaland për një moment e shkëmben fushën e futbollit me pistën e akullit për të shijuar bashkë me shokët e skuadrës së tij një prej ndeshjeve të serisë së finaleve në NHL, Stanley Cup.
Që të gjithë futbollistët me në krye yllin e Manchester City mbështetën me shumë entuziazëm skuadrën e Carolina Hurricanes në sfidën e 5 të finales ndaj Vegas Golden Knights
Haaland, që do të jetë protagonist në debutimin e tij në një Botëror në ndeshjen kundër Irakut në 16 qershor, u shfaq i relaksuar në Lenovo Centre të Raleigh duke përshëndetur publikun në momentin kur ekipi norvegjez u shfaq në ekranet gjigande në arenën e Hurricanes.
Haaland u shfaq në impiant me një bluzë ngjyrë gri, ndërsa më pas u shfaq me fanelën bardhekuqe të Hurricanes dhe me numrin 9 në shpinë, të njëjtin që përdor si te Manchester City ashtu edhe te kombëtarja norvegjeze
Caroline Hurricanes që aspirojnë të fitojnë trofeun e Stanley Cup për herë të parë në 20 vjet, kryesojnë serinë e finaleve me Golden Knighta me rezulatin 3-2 pasi e fituan ndeshjen e pestë të serisë me rezultatin 4-2
Por Haaland, e kalon kohën e lirë edhe me aktivitete të tjera; praktikon golfin dhe luan në videolojëra e madje përgatit edhe shokun e tij të skuadrës Ostigars për atësinë me këtë të fundit që nga çasti në çast pret të mësojë ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë. Ndërsa vetë Haaland është bërë baba që në fund të vitit 2025
‘Çdo kush bën atë që dëshiron, dikush luan letra, ne jo; luajmë golf, bëjmë shaka mes nesh, luajmë pak SuperMario, pak Pokemon e gjëra të tilla. Dimë të argëtohemi-tha Haaland-unë ndihem mirë, kam shumë dëshirë për të luajtur dhe jam pak i paduruar’
Shiko Videon e Haaland
Top Channel