Ndodh edhe kështu, agjentë të maskuar si maskotat e Botërorit arrestojnë një trafikant droge në Peru

12/06/2026 20:33

Pasioni për botërorin e futbollit, i ka bërë një shaka të hidhur një trafikanti të vogël droge. Një grup agjentësh të policisë peruane arrestuan një person në lagjen Las Flores në Lima falë një strategjie sa befasuese aq edhe efikase.

Dy agjentë ishin maskuar si Clutch dhe Maple, dy prej maskotave zyrtare të Botërorit, për të bllokuar një person që kishte ngjallur dyshime kur ky i fundit ishte duke ndjekur ceremoninë e hapjes së kampionatit në shtëpi.

I arrestuari që u identifikua si Carlos Cabrera, 48 vjeç, i njohur nga personat rreth tij me pseudonimin ‘Pichichi’ është nën hetim për trafikim të lëndësh narkotike në formën e mikro-trafikut. Operacioni sollo në sekuestrimin e 2524 doza të substancës crack, 210 gramë kokainë, 209 gramë  marijuana, një armë zjarri dhe municione.

Sipas autoriteteve ai ka precedentë për të njëjtin krim dhe ka kryer 2 dënime në burgjet e kryeqytetit peruan ku ka qëndruar për 9 vjet.

Top Channel