Kur bëhet fjalë për infrastrukturën sportive, shifrat kanë arritur në nivele që dikur as nuk mund të imagjinoheshin.

Nga arenat moderne me teknologji të fjalës së fundit deri te projektet faraonike që tejkalojnë buxhetet e disa shteteve, bota e sportit (veçanërisht në SHBA) nuk njeh limite.

Ja se si paraqitet klasifikimi i stadiumeve më të shtrenjta në planet:

1. Mbreti i padiskutueshëm: SoFi Stadium

I komisionuar nga familja miliardere Kroenke, SoFi Stadium në Los Angeles qëndron i vetëm në majë dhe në një kategori krejtësisht të tijën. Me një kosto përfundimtare prej $5.5 miliardë, kjo arenë ka vendosur një standard të paparë në histori. Është pothuajse 50% më e shtrenjtë se çdo stadium tjetër i ndërtuar ndonjëherë, duke u kthyer në simbolin absolut të luksit sportiv.

2. Lufta për vendin e dytë: Ekzistues vs. Në planifikim

Për pozicionin e dytë, situata është disi e ndërlikuar dhe varet nëse llogarisim projektet në letër apo ato që tashmë presin tifozë:

  • ⁠ ⁠Projekti i së ardhmes: Sipas të dhënave, stadiumi i dytë më i shtrenjtë në botë është New Stadium at RFK Campus në Washington D.C., shtëpia e re e Washington Commanders. Kostoja e tij e planifikuar kap shifrën e $3.8 miliardë, por ky mbetet ende një vizion në letër, pasi ndërtimi pritet të nisë në vitin 2027 dhe të hapë dyert në 2030.
  • ⁠ ⁠Kampioni ekzistues: Nëse flasim për stadiume funksionale, vendi i dytë i takon ikonikut Yankee Stadium në New York. I hapur në vitin 2009, ai kushtoi $2.3 miliardë në atë kohë, një shifër që po të përshtatet me inflacionin dhe vlerën e vitit 2025, shkon në plot $3.45 miliardë.

3. Pjesa tjetër e podiumit

Për të plotësuar listën e gjigantëve, menjëherë pas tyre renditet Allegiant Stadium në Las Vegas. Kjo arenë e zezë dhe super moderne u ndërtua me një kosto mbresëlënëse prej $1.9 miliardë.

Krahasimi i çmendur: SoFi vs. Bota

Për të kuptuar vërtet përmasat e çmendura të SoFi Stadium, mjafton të bëjmë një krahasim me disa nga arenat më të njohura ndërkombëtare. Ndërkohë që stadiumi në Los Angeles kaloi 5.5 miliardë dollarët:

  • ⁠ ⁠Juventus Stadium në Torino, një nga impiantet më modernë dhe të suksesshëm në Evropë, ka kushtuar “vetëm” 155 milionë euro.
  • ⁠ ⁠Edhe stadiumi i parë i ndërtuar nga e para në Katar për Kupën e Botës 2022 kushtoi rreth 515 milionë euro, një thërrime në krahasim me “përbindëshin” amerikan.

Diferencat tregojnë qartë se kur bëhet fjalë për investime në infrastrukturën e sportit, elita amerikane po luan në një ligë pa asnjë rival.

Top Channel