Dita e 13-të e protestës qytetare në kryeqytet është shoqëruar me tensione.
Pas përfundimit të festimeve të PS-së në sheshin ‘Italia’, një grup prej mbështetësve i janë bashkuar protestës dhe janë konfliktuar me tubuesit të cilët po mbanin fjalimet para Kryeministrisë.
Ndërkohë tani protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit duke brohoritur: ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.
Pas përfundimit të festimeve të PS-së në sheshin ‘Italia’, një grup prej mbështetësve i janë bashkuar protestës dhe janë konfliktuar me tubuesit të cilët po mbanin fjalimet para Kryeministrisë.
“Opozita është përpjekur të kapë protestën: por nuk do e prishë kurrë këtë magji të popullit”, u shpreh me megafon aktivisti Alben Kola.
“Edhe punonjësit e administratës duhet ti mirëkuptojmë. Duhet ti ftojmë të bashkohen me ne që të shpëtojmë Shqipërinë. Bashkohuni me ne”, u shpreh një tjetër folës.
Më herët aktivistët u kanë bërë thirrje protestuesve të mos bien pre e provokimeve dhe të mos i bashkohen mitingut të PS-së në sheshin “Italia”, aty ku po mbahej 35-vjetori i themelimit të PS.
Top Channel