Lamine Yamal bën pazar në supermarketin e Chattanooga…askush nuk e njeh

12/06/2026 21:06

Disa gjëra mund të ndodhin vetëm në SHBA e sidomos në Chattanooga, një qytezë në Tennessee në kufi me Georgia ku Spanja ka zgjedhur të ketë bazën e saj në Botërorin e futbollit dhe ku në 1994, Michael Jordan habiti botën duke luajtur një sezon në kampionatin e baseballit me Birmingham Barons.

LAMINE LAMINE—  Të shkosh në një supermarket, te Walmart, mund të mos jetë e lehtë kur je një futbollist me famë botërore. E megjithatë, pa foton e një gazetari të një të përditshmeje lokale, thuajse askush nuk do ta kishte kuptuar se Lamine Yamal po shtynte karrocën e supermarketit me lojën Lego të Kupës së Botës së bashkun me dy miq të tij në parkingun e  ëalmart të Fort Oglethorpe, një qytezë me 10 mijë banorë, 1 orë e gjysmë larg Atlantës.

Një episod të krijoi menjëherë një paralelizëm mes kampionit të ri spanjoll dhe Michael Jordan që në 8 prill të 1994 debutoi në kampionatin e baseball pikërisht në Chattanooga. Në një video që është shfaqur në rrjetet sociale, shihet indiferenca thuajse e plotë e klientëve të supermarketit, ndonjë selfie aty këtu, por asgjë nuk krahasohet me atë që do të ndodhte në çdo qytet evropian.

SPANJA BOTËRORE-Spanja që ka bërë Baylor School si bazën e saj, në ditët e kaluara zhvilluara një seancë stërvitore të hapur për tifozët ku Yamal ishte më i kërkuari dhe më i brohorituri sidomos nga më të rinjtë. Një antitezë kjo me indiferencën e klientëve të Walmart? Ndoshta, e vetmja gjë e sigurt është se disa gjëra ndodhin vetëm me një Botëror në Amerikë.

Top Channel