‘Disa skuadra nuk na pëlqejnë, kujdes me autobusët’/ Hakerat iranianë kërcënojnë Botërorin
Presidenti i FIFA, Gianni Infantino ironizon kombëtaren italiane në një intervistë të dhënë për CazeTV duke pohuar se organizmi që ai drejton mund të vlerësojë zgjerimin e Botërorit në 64 apo 208 skuadra, në mënyrë që të lehtësohet kualifikimi i Italisë pas dështimit në 3 raste për të marrë pjesë në eventin më të rëndësishëm futbollistik.
‘Në fillim duhet të shohim se si do të shkojë ky Botëror me 48 skuadra-tha Infantino-është tashmë një event shumë i madh. Kemi diskutuar për një Botëror me 64 kombëtare me një përfshirje akoma më të madhe në të gjithë botën. Është debatuar në Këshillin e FIFA, por tani të shijojmë këtë edicion me 48 skuadra. Ndoshta Italia do të kualifikohet në një botëror me 64 ekipe. Kushedi, ndoshta nëse e bëjmë me 208…’.
Një batutë e dhimbshme kjo për kombëtaren italiane dhe të gjithë tifozët e saj që ende i ndjejnë eliminimet e njëpasnjëshme nga Botërori në dekadën e fundit duke nisur nga ai me Suedinë në finalen e playoffit për Kupën e Botës 2018, për të vijuar me atë ndaj Maqedonisë për Katar 2022 dhe për ta mbyllur me eliminimin nga Bosnja për edicionin e këtij viti.
Top Channel