Maroku, Hakimi para ndeshjes me Brazilin: Në një Botëror nuk ka favoritë, i gjithë vendi na mbështet
Një deklaratë e pavend, kështu e konsideroi Federata Italiane e Futbollit, frazën ironizuese të presidentit të FIFA, Gianni Infantino të bëra ditën e enjte pak ore para ndeshjes hapëse të Botërorit 2026 kur foli për nevojën e organizimit të një turneu me 64 skuadra ose 208
‘Ishte një deklaratë e pavend, një rënie në stil që ka lënduar ndjenjat e një komuniteti sportiv italiane-thekson Federata Italiane e Futbollit, ku presidenti Gravina është ende në detyrë deri në 22 qershor kur do të mbahen zgjedhjet e reja-në fitore apo humbje, futbolli të mëson vlera, duke nisur nga respekti’
Ndërkaq më herët ndaj deklaratës së Infantinos kishte reaguar edhe ministri italian i sporteve, Andrea Abodi.
‘Një gjë janë informacionet që të japin dhe diçka tjetër është ta dëgjosh drejtpërdrejt. preferoj që në fillim të bëj një verifikim dhe më pas do të shprehem. A do të komunikoj me Infantino? Mendoj dhe shpresoj që po, pavarësisht impenjimeve të tij. Do të kërkoj ta bëj këtë sepse më intereson të di se cili është mendimi i tij në mënyrë të drejtpërdrejtë’-tha Abodi.
Top Channel