Ironia e Infantinos për Italinë, reagon Federata: Deklaratë e pavend, futbolli të mëson respektin
‘Të zgjerojmë Botërorin me 208 ekipe kështu Italia kualifikohet’-ishte batuta e bërë nga presidenti i FIFA, Gianni Infantino duke thumbuar Të Kaltrit që nuk mundën të kualifikohen në Botëror për të tretën herë radhazi.
Kjo nuk është hera e parë që Infantino ironizon kombëtaren italiane, e kishte bërë këtë më parë edhe në vitin 2019, pas pak më shumë se 1 viti nga dështimi i parë i Italisë për t’u kualifikues.
Në një konferencë për shtyp në Romë, Infantino foli për mundësinë e zgjerimit të Botërorit në 48 skuadra që në Katar 2022(rrethanë kjo që më pas nuk u verifikua duke qenë se turneu i parë me 48 skuadra është pikërisht ky që sapo ka nisur).
‘Kemi folur për botërorin e 2022 në Katar dhe për mundësinë e rritjes së numrit të skuadrave pjesëmarrëse sepse duam që të marrë pjesë edhe Italia-tha në atë kohë Infantino duke buzëqeshur, ashtu sikurse ndodhi edhe në mbrëmjen e së enjtes
‘Vendimi për të çuar në 48 numrin e skuadrave pjesëmarrëse është marrë duke nisur nga 2026. Nga 2022 çështja është ndryshe, por nëse jemi të bindur se 48 është numri i duhur pse të mos e bëjmë më parë-kanë qenë fjalët e Infantinos-objektivisht do të jetë shumë e vështirë të organizosh një botëror me 48 skuadra vetëm në Katar për shkak të gjeografisë së Katarit. Është një vend i vogël që do të mbajë një botëror spektakolar me 32 skuadra’
Kjo deklaratë u kthye pas 7 vitesh pas intervistës së Infantinoc CazeTV pak orë para fillimit të ndeshjes mes Meksikës dhe Infantinos ku nuk u harrua se Italia mbeti jashtë Kupës së Botës. ‘Diskutuam për një botëror me 64 skuadra me një përfshirje më të madhe në të gjithë botën. Ndoshta Italia kualifikohet të turne me 64 skuadra. Kushedi, ndoshta e bëjmë me 208 ekipe…’-e mbylli diskutimin duke qeshur Infantino
Top Channel