Futbollistët e Republikës Demokratike të Kongos, përgatitja e së cilës u kompromentua nga shqetësimet për virusin Ebola, u autorizuan nga autoritetet të hyjnë në SHBA për Botërorin 2026.

Delegacioni i ‘Leopardëve’ të cilit autoritetet amerikane i detyruan të qëndronin në izolim për 21 ditë përpara se të hynte në SHBA, zbriti rreth orës 14:30 me orën lokale në Houston pas një udhëtimi nga Parisi, përpara se të linin aeroportin një orë më vonë pa probleme, siç pohoi mbrojtësi i djathtë Aaron Wan Bissaka për një gazetar francez që ishte i pranishëm në vend.

‘Kaluan të gjithë, askujt nuk iu mohua hyrja-shtoi mbrojtësi i ëest Ham që ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e skuadrës ishin të veshur me kostum dhe në duar kishin çantë ‘leopardi’ teksa largoheshin për të shkuar në bazën e tyre në qytetin teksan.

Republika Demokratike e Kongos humbi të martën ndaj Kilit në miqësoren e zhvilluar në Francë, një ndeshje e zhvilluar me dyer të mbyllura, përpara se të nisë turneu.

Top Channel