Norvegjia, Erling Haaland zbulon pasionin e ri përpara debutimit në Botëror(VIDEO)
Algjeria është blinduar në Lawrence, një qytet në shtetin e Kansasit ku ka bazën e saj për Botërorin 2026, por aty ku nuk mund të shkojë syri njerëzor, e bën teknologjia. Stërvitjet e Algjerisë janë të mbyllura për median dhe tifozët dhe kjo ndodhi edhe për miqësoren e fundit ndaj Bolivisë.
Por një rrjet televiziv në Kansas përdori dronë për të survejuar qendrën stërvitore dhe shpërndau imazhet, diçka që provokoi indinjatë te delegacioni algjerian ku bie në sy prania e Luca Zidane në portë. Në Federatën Algjeriane të Futbollit e cilësuan këtë si një dhunim të privatësisë së skuadrës. Në stërvitjet e skuadrës algjeriane, që nga momenti që mbërriti në SHBA është i ndaluar aksesi i medias dhe personave që nuk janë pjesë e delegacionit, kryerja e fotove dhe regjistrimi i videove. Megjithatë rrjeti KMBC 9 e lidhur me ABC i kaloi të gjitha masat e sigurisë dhe falë dronëve regjistroi punën e Algjerisë.
Miqësorja me Bolivinë u luajt me dyer të mbyllura dhe nuk u transmetua në televizion, një vendim ky që sipas trajnerin Oscar Villegas nuk kishte të bënte me Bolivinë. Burime pranë Federatës Algjeriane të Futbollit theksuan se vendimi që kjo miqësore të mos transmetohej nuk ishte për shkak të obsesionit të trajnerit Vladimir Petkovic për të evituar që Argjentina e Lionel Scalonit të merrte informacione, por për shkak të masave të sigurisë të marra për organizimin në qendrat stërvitore. Algjeria e fitoi atë ndeshje 4-0
Atë ditë, portier i Bolivisë ishte Carlos Lampe që u tall me sekretizmin e Algjerisë dhe analizoi lojën e kësaj skuadre pas ndeshjes përmes deklaratave për TyC Sports.
‘Algjeria është një kundërshtar që nuk ushtron mirë presion. Në momentin që duhet të mbrojë është pak e ngrirë beson shumë te kundërsulmi’-tha ai. Mes dronëve të KMBC 9 dhe Lampe, puna e Algjerisë është më pak sekrete.
Top Channel