Pas 2 ditësh pushim, Spanja iu kthye punës për Botërorin e SHBA, Meksikës dhe Kanadasë. Skuadra e Luis De La Fuente u stërvit në ambientet e Baylor School me një lajm shumë special dhe të gëzuar; kthimin e Lamine Yamal dhe Nico Williams.

Të dy futbollistët u pritën nga shokët e skuadrës me tunelin tradicional të kryer përpara fillimit të seancës stërvitore, një imazh që tregon ndjesitë e mira që transmeton rikuperimi i tyre. Po kështu  kaloi në këtë tunel edhe Unai Simon, por portieri për faktin se festoi 29 vjetorin e tij të lindjes.

Si sulmuesi i Barcelonës ashtu edher futbollisti i Athletic Bilbaos patën një evoluim të mirë në rikuperimin e tyre nga dëmtimet dhe gjithçka të bën të mendosh se do të jenë në fushën e lojës në ndeshjen debutuese të La Roja në Botëror e programuar të luhet të hënën në me Kepin e Gjelbër.

Në këtë pikë, e panjohura është se sa minuta do të aktivizohen të dy futbollistët në këtë ndeshje të parë. Në rastin e Lamine Yamal, por edhe të të dëmtuarve të tjerë. Federata preferon të jetë e kujdesshme. Nuk ka ndonjë synim që të përshpejtohen gjërat dhe as të ndërmerren rreziqe të panevojshme për një prej yjeve të ekipit. Stafi teknik i La Roja mendon se Botërori është një kompeticion  i gjatë dhe nuk ia vlen të sforcosh praninë e tij që nga dita e parë nëse ai nuk është në 100% të formës.

Ai që nuk mori pjesë në stërvitje ishte Victor Munoz. Futbollisti i Osasunës që është shumë pranë transferimit te Newcastle vijoi punën i veçuar nga skuadra për t’u rikuperuar nga problemet fizike që pati javët e fundit.

 

 

Top Channel