Live Meksikë-Afrikë e Jugut/ Vjen goli i parë i Botërorit, vendasit tundin rrjetën pas vetëm 9 minutash (Video)
FIFA ushqen gjithnjë e më shumë dëshirën për të fituar Botërorin. Në orët e fundit qeveria e futbollit botëror ka zbuluar dizenjot e trofeve individuale që do të jepen në fund te kompeticionit për më të mirët e çdo kategorie; Topi i Artë, Doreza e Artë dhe Këpuca e Artë e Botërorit.
Të krijuara nga marka e njohur Adidas, dizenjoja mban linjën tradicionale. Trofetë janë më ngjyrë të artë dhe me figura elegante, të denja për rëndësinë që mbartin disa prej çmimeve më prestigjoze në botën e futbollit.
Në edicionin e mëparshëm Lionel Messi fitoi Topin e Artë të Botërorit, Emiliano Martinez fitoi Dorezën e Artë dhe Mbappe fitoi Këpucën e Artë. Sigurisht futbollistët që morën këto çmime ishin të skuadrave që shkuan më larg nga të gjitha të tjerat në Botëror dhe për këtë arsye loja kolektive ndikon në ndonjë lloj forme në dhënien e këtyre çmimeve individuale.
Në këtë edicion, Këpuca e Artë mund të marrë një peshë akoma më të madhe edhe më të madhe se vetë Topi i Artë i turneut. Emra si Mbappe apo Messi synojnë të jenë shënuesit më të mirë në historinë e Kupës së Botës dhe të lënë pas një legjendë të futbollit gjerman si Miroslav Klose që ka 16 gola të shënuar në botërorë.
FIFA have unveiled the 𝐆𝐨𝐥𝐝𝐞𝐧 𝐁𝐨𝐨𝐭, 𝐆𝐨𝐥𝐝𝐞𝐧 𝐁𝐚𝐥𝐥, and 𝐆𝐨𝐥𝐝𝐞𝐧 𝐆𝐥𝐨𝐯𝐞 awards for the World Cup. pic.twitter.com/9lmbPolw3F
— WorldCup Xtra (@FIFAWCXtra) June 11, 2026
Top Channel