Përgatitjet për Kupën e Botës 2026 po marrin formë dhe detajet e para nga stadiumet mikpritëse po lënë pa fjalë tifozët në mbarë botën. Së fundmi, vëmendjen e rrjeteve sociale e kanë rrëmbyer pamjet nga dhomat e zhveshjes në “MetLife Stadium”, të cilat ofrojnë një hapësirë vërtet të jashtëzakonshme.

Përmasat e këtyre dhomave janë aq të stërmëdha, saqë kanë shkaktuar menjëherë reagime humoristike dhe habi në internet. Hapësira mes dollapëve të lojtarëve është e tillë që trajnerëve të kombëtareve me gjasë do t’u duhet një mikrofon dhe një sistem zërimi (PA system) vetëm për t’u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet nga i gjithë ekipi gjatë fjalimeve motivuese apo udhëzimeve taktike para ndeshjes.

​Ky detaj, ndonëse po komentohet me nota humori, tregon qartë dimensionet kolosale dhe infrastrukturën e nivelit më të lartë që po përgatitet për eventin e madh. “MetLife Stadium”, i cili pritet të jetë një nga impiantet kryesore të turneut, dëshmon se Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në kushte dhe përmasa që i kalojnë të gjitha pritshmëritë e mëparshme.

Top Channel