Eshtë një frazë që thotë; ‘Sipas vendit dhe kuvendi’, një frazë që ka gjetur zbatim te Warren Zaire Emery, ylli i ri i PSG dhe përfaqësueses franceze në SHBA.

Futbollistit nuk iu lejua të hyjë në barin e hotelit të skuadrës së tij në Boston sepse ai është më pak se 21 vjeç( do t’i mbushë në 8 mars).

Futbollisti transalpin u bllokua në hyrjen e sallës sepse rregullat e Massachusetts ku ka bazën Franca, nuk i lejojnë personat nën 21 vjeç që të frekuentojnë vende ku shihen pije alkoolike. Hyrja ndalohet edhe nëse këta persona janë të shoqëruar. Në shtetin amerikan kush blen alkool për një person nën moshën 21 vjeç rrezikon një dënim deri në 1 vit burg dhe 2000 dollarë gjobë.

Franca po kërkon një rrugëdalje për të mos e lënë vetëm Zaire-Emery duke i mëshuar faktit se bari është pranë restorantit. Të njëjtin problem do ta kenë të gjithë futbollistët nën 21 vjeç të kombëtareve të ndryshme që marrin pjesë në turne. Massachusetts nuk është një rast i izoluar në SHBA; në Texas gjoba në fakt shkon në 4000 dollarë. Por masa kufizuese edhe pse me një aplikim më pak të ashpër janë edhe në Kaliforni, Neë Jersey dhe Florida. Në Meksikë dhe Kanada, dy vendet e tjera organizatore të Botërorit, ndalimi i hyrjes në bare është për persona nën 18 vjeç.

Top Channel