Koreja e Jugut dhe Çekia, dy skuadra aspirante për t’ia hidhëruar botërorin Meksikës do të përballen mes tyre në Guadaklajara në një duel kontrastesh.

Për aziatikët, ky është botërori i tyre i 11 radhazu, ndërsa Çekia kthehet në një kompeticion të tillë pas 20 vitesh. Përballë është skuadra e drejtuar nga  Myung Bo Hong me yje globale në radhët e saj me atë çeke që drejtohet nga Miroslav Koubek bazohet te blloku i futbollistëve nga Slavia e Pragës

cuentan con grandes estrellas globales y los de Miroslav Koubek con un bloque de su liga local, enfocado en el poder del Slavia Praga.

Koreanonjugorët, metodikë si rrallëkush, e kanë përgatitur këtë ndeshje me detaje gjatë grumbullimit në Salt Lake City. Morën opinionet e ekspertëve në shkencën e sporteve dhe përshtatjes ambientale për të zgjedhur bazën ideale të qëndrimit dhe shkuan në këtë qytet me lartësi 1460 m mbi nivelin e detit, në kushte të ngjashme me qytetin meksikan që do të presë ndeshjen me Çekinë. Një faktor tjetër që duhët marrë parasysh ishte edhe diferenca orare  prej 15 orësh me Seulin, identike për të dy qytetet

Yjet kundër kolektivit

Koreja e Jugut vjen në këtë botëror me 3 emra të mëdhenj, figura të një niveli botëror si, Son Heung-min, Kim Min-jae dhe Lee Kang-in. Kapiteni i skuadrës ëshrë ende larg momentit të tij më të mirë, por është ende i domosdoshëm, ndërsa dy të tjerët janë në radhët e gjigantëve evropianë si Bayerni i Mynihut apo PSG. Në krahun tjetër është Çekia, tek e cila janë plot 17 lojtarë që luajnë në kampinatin vendas dhe emrat e mëdhenj të saj janë Tomáš Souček, Patrik Schick apo Ladislav Krejčí. Këta 3 lojtarë mund të rezultojnë vendimtarë në një aspekt të lojës që mund të thyejë ekuilibrin në rezultat, siç është loja në ajër. Çekët kanë shumë potencial në goditjes standarde me futbollistë që kanë një shtatlartësi  rreth1.90 m dhe specialistë në këtë aspekt. Koreja e Jugut duhet të nxjerrë në pah virtytet e saj, presingun dhe kombinimet në metrat e fundit.

Për Korenë e Jugut, pjesëmarrja në një botëror është një normë, gjiganti i futbollit aziatik e siguron kualifikimin praktikisht në çdo moment dhe objektivi është që të konkurrojë me veten për të përsëritut suksesin e 24 viteve më parë kur arritën deri në gjysmëfinale të Botërorit.

Ndërsa Çekia, si shtet i pavaruar ka zhvilluar vetëm Botërorin e 2006 me një brez të artë të drejtuar nga emra të tillë si Nedved, Rosicky apo Koller. Në atë vit, Çekia u eliminua pasi mbeti prapa Italisë dhe Ganës në grup. Tani, pa emra të kalibrit të tillë, skuadra çeke do të kërkojë të përmirësojë paraqitjen e 20 viteve më parë.

Top Channel