‘Dallga Blu’ e Curaçaos pushton Florida, aty ku skuadra e futbollit po përgatitet për debutimin e saj në Botëror ndaj Gjermanisë në Houston.

Në qytetin teksan skuadra do të marrë certifikatën e Rekordit Botëror Guinness si vendi më i vogël në histori që arrin të kualifikohet në një kampionat botëror.

Ceremonia do të zhvillohet në 14 qershor në hotelin ZaZa Musemum, në të njëjtën ditë me ndeshjen ndaj Gjermanisë. Futbollistët dhe stafi i Curaçaos mbërritën në SHBA në ditët e kaluara në Florida Atlantic University me një autobus pa dritare, me muzikë me volum të lartë dhe të gjithë në bord që këndonin. Një eufori që vazhdon të ngjallë kuriozitet kundrejt skuadrës së kombit më të vogël që ka marrë pjesë ndonjëherë në një Kupë Bote.

Grupi ku ndodhet Curaçao nuk është i lehtë. Përveç Gjermanisë në këtë grup janë edhe Bregu i Fildishtë dhe Ekuadori. ‘Kur të nisë ndeshja, gjithçka mund të ndodhë. Luhet gjithnjë 11 kundër 11 lojtarëve. Gjithçka është e mundur, edhe ndaj Gjermanisë’-tha Livano Comenencia, futbollisti i kombëtares së Curaçao që aktivizohet në Zvicër.

Top Channel