Fenomeni i rrjeteve sociale Tim Payne, më shumë ndjekës ai sesa ka banorë Zelanda e Re
Një mot i çmendur me reshje të dendura shiu dhe shtrëngata elektrike ka përfshirë Orlandon në Florida, duke detyruar zyrtarët të shtyjnë fillimin e ndeshjes miqësore mes Anglisë dhe Kosta Rikës.
Takimi, i cili po zhvillohet në “Inter&Co Stadium”, është testi i fundit dhe mjaft i rëndësishëm për “Tre Luanët” e Thomas Tuchel përpara fillimit zyrtar të Kampionatit Botëror 2026. Megjithatë, natyra ka pasur plane të tjera.
Protokolli i rreptë i sigurisë: Lightning Protocol
Reshjet e rrëmbyeshme kanë rënë vetëm pak para fillimit të planifikuar të ndeshjes, duke bërë që fusha të mbushet me ujë në kohë rekord. Përveç shiut, rreziku kryesor vjen nga rrufetë e shpeshta që kanë goditur zonën.
Sipas protokollit të rreptë të sigurisë në SHBA për eventet sportive në ambiente të hapura:
Ditë të trazuara për Anglinë në Florida
Përgatitjet e kombëtares angleze në tokën amerikane po rezultojnë mjaft “aventureske”. Kjo stuhi vjen vetëm dy ditë pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë, me epiqendër në Kubë, lëkundi të gjithë shtetin e Floridës, përfshirë edhe zonën ku ishte akomoduar delegacioni anglez. Për momentin, organizatorët kanë njoftuar një shtyrje fillestare, me shpresën se stuhia do të zhvendoset shpejt dhe se sistemi i drenazhit të stadiumit do të bëjë punën e tij për të lejuar rrotullimin e topit.
🚨𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚:
England 🏴 and Costa Rica 🇨🇷’s match has been postponed due to severe weather conditions in Orlando.
🌧️⛈️
Heavy rain continues to hit Orlando City Stadium ahead of the game. 😳 pic.twitter.com/R7Ds39fs4m— 5iftyZero (@5iftyzero) June 10, 2026
Top Channel