Botërori 2026, Gianni Infantino: Krenar që Irani është këtu. Presidenti Trump ishte thelbësor
Një tërmet i vërtetë ka goditur majat e futbollit botëror pasi legjenda e padiskutueshme holandeze, Ruud Gullit, ka thyer heshtjen duke lëshuar një thirrje bombastike që po bën xhiron e mediave, ku kërkon që Gianni Infantino të japë dorëheqjen e menjëhershme nga posti i Presidentit të FIFA-s.
Përgatitjet për Botërorin kanë mbërritur në një pikë kritike ku skandalet po fshehin lojën e bukur dhe Gullit, i cili njihet për diplomacinë e tij, këtë herë nuk ka kursyer asgjë duke deklaruar se ka qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë sepse dëshironte ta gjykoja këtë Botëror vetëm për çështjet e futbollit, por sa më shumë futemi në detajet e përgatitjeve, aq më e qartë bëhet se futbolli nuk është më historia kryesore dhe për këtë arsye beson se Gianni Infantino duhet të konsiderojë seriozisht largimin nga detyra.
Ish-fituesi i Topit të Artë ka lëshuar akuza të rënda duke shtuar se në vend që ky eveniment të bashkonte njerëzit, ky turne po shndërrohet në një simbol të përçarjes, debateve politike, kufizimeve të udhëtimit dhe dështimeve të njëpasnjëshme administrative nga ana e FIFA-s. Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë alarmet në zyrat e FIFA-s në Zyrih dhe presioni tashmë ka arritur kulmin, duke bërë që të gjithë të presin nëse do të ketë një reagim nga Infantino apo nëse ky është fillimi i fundit të epokës së tij në krye të futbollit botëror.
Top Channel